Lajmi i fundit: Më 4 maj pritet vendimi pozitiv për liberalizimin e vizave?!

E publikuar: 27/04/2016 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë mbetur edhe pak ditë, deri kur shteti i Kosovës do të marrë përfundimisht lajmin e shumë pritur për liberalizimin e vizave. Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se sipas të gjitha gjasave, më 4 maj, do të merret vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Pritet që edhe pak ditë, gjegjësisht më 4 maj të merret vendim pozitiv për liberalizimin e vizave”, ka theksuar ky burim.

Ndërkaq, optimist është shprehur edhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, i cili sot së bashku me kryeministrin Isa Mustafa, kishin takuar presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker.
Çollaku në një deklaratë të dhënë medieve ka theksuar me shumë bindje se Brenda këtij viti, qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza.

Në anën tjetër, avokati i njohur kosovar, Tahir Rrecaj aksionin e sotëm masiv të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës, për arrestimin e deputetit të PDK-së, Azem Syla dhe të shumë zyrtarëve të tjerë, nën dyshimin për përfitime dhjetëra milionëshe në kundrshtim me ligjin, e ka parë si “viktima”të liberalizimit.