Lajmet e rreme, sfidë për Maqedoninë e Veriut në integrimet euro-atlantike

06.06.2019 05:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lajmet e rreme, sfidë për Maqedoninë e Veriut në integrimet euro-atlantike

Bashkëveprimi i institucioneve është vendimtar për sigurinë e internetit dhe parandalimin e lajmeve të rreme, thonë ekspertët e mediave në Maqedoninë e Veriut.

Këto komente vijë pas deklaratës kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë qëndrimit në Shkup me ç’rast ka theksuar se për luftuar propagandën, e cila bëhet përmes lajmeve të rreme, janë të nevojshme debatet e hapura, mediat e lira dhe gazetarët që përhapin të vërtetën.

Biljana Petkoska nga Instituti i Mediave në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se është fakt se propaganda përmes lajmeve të rreme është pjesë përcjellëse e anëtarësimit të vendit në Aleancën Veri Atlantike. Ajo thotë se prapa tyre qëndrojnë qendra të fuqishme politike, që nuk e duan Maqedoninë e Veriut në NATO.

“Bëhet fjalë për një propagandë e cila realizohet përmes lajmeve te rreme, të cilat bëhen këtu, por ato porositen me gjasë nga qendra të fuqishme politike dhe ekonomike jashtë vendit, të cilat janë kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Ky proces besoj se do të vazhdojë edhe më tej, duke pasur si qëllim dezinformimin e opinionit”.

“Si kundërpërgjigje më e mirë ndaj lajmeve të rreme besoj së është koordinimi më i mirë i institucioneve. Veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me sigurimin në kohë të informacioneve të besueshme nga ana e institucioneve për të përgënjeshtruar informacionet që plasohen për qëllime të caktuara e që nuk kanë të bëjnë me të vërtetën”, thotë Petkoska.

Ndërkaq, njohësi i mediave sociale, Fadil Veseli thotë se Maqedonia e Veriut mbetet vendi që prodhon lajme të rreme për shkak se përmes tyre mund të sigurohen mjete të konsiderueshme financiare.

“Trendi i lajme të rrejshme është në rritje pasi që njerëzit që prodhojnë lajme të tilla, përmes klikimeve kanë përfitim material. Besoj se pikërisht për këto vitet në vazhdim i gjithë fokusi do të jetë në parandalimin e lajmeve të rrejshme, për faktin se trendi botëror është kah informimi i shpejtë dhe në këtë drejtim përdorimi i telefonave të mençur si mjet informimi dikton një ritëm të shpejtë të gazetarisë që unë e quaj ‘lajme të shpejta’, dhe në kuadër të kësaj gazetarie një pjesë e caktuar këtë e shfrytëzon për prodhimin e ‘fake news’”, thotë Veseli.

Ai shton se për Maqedoninë e Veriut mbetet sfidë përfshirja e përdorimit të internetit në korniza juridike, në përputhje me standardet e vendeve të Bashkimit Evropian.

“Maqedonia e Veriut si shtet ka një problem të madh – përfshi këtu dhe vendet e tjera të Ballkanit – shfrytëzimi i internetit llogaritet si diçka që është jashtë Maqedonisë, ndërkohë që vendet e zhvilluara evropiane e kanë të rregulluar këtë çështje”, thotë Veseli.

Në këtë drejtim, Biljana Petkoska nga Instituti i Mediave në Maqedoni të Veriut, thotë se janë institucionet ato që duhet të vendosin në funksion të gjitha mekanizmat për të mbajtur të sigurt qytetarët, që të mos bien pre e lajmeve të rreme.

“Siguria e internetit, siguria kibernetike janë çështje për të cilat kompetente janë institucionet e shtetit dhe sigurisht duhet të tregohen më syçelë në këtë periudhë”, thotë Petkoska.

Ndryshe, dikasteri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar ditë më parë bashkëpunimin me komandën kibernetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas informacionit se SHBA-ja kanë ndërmarrë masa konkrete kundër sulmeve të internetit ndaj demokracisë dhe institucioneve demokratike në disa shtete të Evropës Lindore, ku bën pjesë dhe Maqedonia e Veriut. /PCWorld Albanian

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kërkojnë medalje dhe pikë olimpike në Budapest

Kërkojnë medalje dhe pikë olimpike në Budapest

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Fero argëtohet me këngët e repereve Melinda dhe Tayna

Fero argëtohet me këngët e repereve Melinda dhe Tayna

Paratë nuk e tundojnë Mourinhon, refuzon 100 milionë euro nga Kina

Paratë nuk e tundojnë Mourinhon, refuzon 100 milionë euro nga Kina

Vedat Muriqi transferohet në Fenerbahçe

Vedat Muriqi transferohet në Fenerbahçe

Me një fustan transparent Morena paralajmëron këngën e re

Me një fustan transparent Morena paralajmëron këngën e re

Melania Trump bëhet me shtatore prej druri në Slloveni

Melania Trump bëhet me shtatore prej druri në Slloveni

Bebe Rexha nuk ka turp, në mënyrë provokuese ekspozon të pasmet

Bebe Rexha nuk ka turp, në mënyrë provokuese ekspozon të pasmet

Loredana publikon këngën më të re, e preferuara e Mozzik

Loredana publikon këngën më të re, e preferuara e Mozzik

Oriolën e fotografojnë nga prapa në banjo, ky detaj merr vëmendje

Oriolën e fotografojnë nga prapa në banjo, ky detaj merr vëmendje

Përfundimisht ka filluar trendi i grimit të cilin e adhurojnë të gjithë

Përfundimisht ka filluar trendi i grimit të cilin e adhurojnë të gjithë

ISH I DASHURI I KYLE JENNER I SHKRUAN ARMELËS SË BIG BROTHER

ISH I DASHURI I KYLE JENNER I SHKRUAN ARMELËS SË BIG BROTHER

Urimi i veçantë i Anitës për Ramushin për ditëlindje: Jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë

Urimi i veçantë i Anitës për Ramushin për ditëlindje: Jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë

UniKKatil e zyrtarizon koncertin në Mitrovicë

UniKKatil e zyrtarizon koncertin në Mitrovicë

Pishinat publike mund të shkaktojnë një numër të madh të infeksioneve

Pishinat publike mund të shkaktojnë një numër të madh të infeksioneve