Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka nisur një letër për qytetarët e Kosovës, përmes së cilës ka shprehur keqardhje për respektimin e vendimit të ish-regjimit të Millosheviqit nga autoritetet franceze, shkruan GazetaBlic.
Në këtë letër ai edhe ka dhënë një porosi për siç i quan ai miqtë e Serbisë, se rrugën e shtetit të Kosovës nuk mund ta ndalë askush.
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre.
Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletarrestet e tij.
Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, „Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush“.
Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush!
Do të takohemi shpejt në Kosovë!
Juaji Ramush Haradinaj