Lajmërohen për herë të parë gylenistët e deportuar në Turqi – Avokati tregon gjendjen e tyre

E publikuar: 31/03/2018 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familjarët e gjashtë gylenistëve të cilët janë deportuar të enjten në Turqi janë lajmëruar vetëm sot pas për herë të parë tek familjarët e tyre në Kosovë, raporton Insajderi

Në një bisedë të shkurt telefonike, Leutrim Syla, avokati i njërit prej të arrestuarve ka thënë për Insajderin se avokati i gylenistëve në Turqi ka biseduar për herë të parë me familjarët.

Avokati në Turqi citohet të iu ketë thënë familjarëve se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë, pavarësisht se avokati Syla dyshon se edhe nëse gjendja e tyre shëndetësore të kishë qenë e keqe do të kishte pasur guxim ndokush për të treguar.

“Familjarët janë kontaktuar nga avokati i Gunakan dhe kanë konfirmuar se të gjithë personat, të gjashtit gjenden në një qendër të paraburgimit në Stamboll dhe gjendja e tyre shëndetësore është mirë. Sigurisht që avokatët kanë thënë se është mirë për shkak se edhe po të ishte e kundërta nuk do guxonin ta thoshin”, ka thënë Syla.

Më tej ai ka thënë se pas këtij lajmi familjarët e gjashtë gylynistëve janë më të qetë për vendndodhjen e tyre por që sipas tij ndihen të frikësuar për të ardhmen.

“Aktualisht familjarët janë të qetë që e din për vendndodhjen e tyre por nuk janë të qetë për të ardhmen e tyre, kanë frikë”, ka thënë Syla.

Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina, janë gjashtë personat e arrestuar të enjten në Kosovë, të cilët në të njëjtën ditë ishin deportuar nga Kosova për në Turqi.

Liderët kosovarë kanë mohuar të kenë qenë në dije lidhur me këto ngjarje. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë gjatë ditës së sotme se sipas AKI-së gjashtë gylenistët kishin qenë të rrezikshëm për sigurinë e Kosovës.

Po për të njëjtin rast Haradinaj ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj si dhe shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Driton Gashi. Ky vendim i Haradinajt duket të ketë acaruar mjaftë shumë presidentin turk.

Ai gjatë një fjalimi të sotëm në Turqi ka kërcënuar Haradinajn duke thënë se së shpejti do të i vije fundi i karrierës së tij si kryeministër i Kosovës./Insajderi.com