Lajme shqetësuese për vizat: Austriakët thonë se ka rritje të numrit të refugjatëve nga Kosova

14.06.2018 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lajme shqetësuese për vizat: Austriakët thonë se ka rritje të numrit të refugjatëve nga Kosova

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës ka qëndruar ditëve të fundit në Austri, ku thuhet se ka marrë mbështetjen e këtij vendi për liberalizimin e vizave. Por, austriakët kanë shqetësime për refugjatët që shkojnë nga Kosova atje. Ministrja e Punëve të Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, ka shfaqur brengën se në Austri janë duke shkuar një numër i madh i refugjatëve nga Kosova dhe Shqipëria.
Ajo ka thënë se me javë të tëra është duke i analizuar raportet e ambasadave austriake, të cilat flasin për rritje të madhe të refugjatëve.

Në një intervistë për Handelblatt, kryediplomates austriake i është përmendur Kosova dhe Austria dhe numri i refugjatëve që shkojnë atje.

“Me javë të tëra kam studiuar raportet e ambasadave në ambasadat tona në Evropën Juglindore që flasin për rritje të madhe të refugjatëve. Së voni, isha në një vizitë private në Bosnjë e Hercegovinë dhe kam parë që në parqe ka shumë të rinj që kanë shkuar aty në rrugë të ndryshme”, ka thënë Kneissl.

Ajo ka shtuar se migracioni për shkak të luftërave në të ardhmen do të pakësohet, por do të rritet për shkak se shumë njerëz në vendet e tyre nuk kanë mundur ta sigurojnë një status.

Sipas kryediplomates, migracioni nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme nuk është i nxitur nga luftërat.

“Ajo që situatën po e bën të vështirë është zhvillimi demografik” ka thënë ministrja e jashtme austriake.

Sipas Kneissel, për të parandaluar një valë të re është e nevojshme të bëhet më shumë ka thënë ajo duke theksuar se vera e kaluar ka treguar që kapacitetet e deritashme nuk janë të mjaftueshme.

“Qeveria e Austrisë do të sigurojë që nuk do të ketë më kalime ilegale të kufirit, sepse askush nuk ka interes që të përsëriten situatat e vitit 2015 dhe 2016” ka thënë ministrja.

Por, Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen nuk sheh ndonjë numër në rritje të refugjatëve. Ai gjatë vizitës në Amnesty International në Austri ka thënë se nuk sheh ndonjë numër në rritje të refugjatëb në Europë.

“Për një numër të madh nuk mund të flitet” ka thënë ai.

Austria mban një qëndrim të fortë që BE duhet të bëjë më shumë në mënyrë që të zvogëlohet numri i migrantëve në BE. Kancelari austriak Sebastian Kurz ka deklaruar se ka kohë që në mënyrë sekrete janë duke u zhvilluar bisedime që të ketë një qendër emigrantësh në Eurppë, por jashtë kufijeve të BE’së. Regjistri i një vendi të mundshëm për këtë është i madhe, por janë përmendur edhe serbia dhe Shqipëria. Duke komentuar se ku mund të vendoset një qendër e tillë Kurz ka thënë se “do të shohim”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Kërkohet tërheqja nga përdorimi i Doracakut për përgatitjen e jurisprudencës, “gabime të shumta e thelbësore”

Kërkohet tërheqja nga përdorimi i Doracakut për përgatitjen e jurisprudencës, “gabime të shumta e thelbësore”

Ambasadori i ardhshëm amerikan: Kosova duhet t’i ketë Forcat e Armatosura për mbrojtje

Ambasadori i ardhshëm amerikan: Kosova duhet t’i ketë Forcat e Armatosura për mbrojtje

Delawie tregon ‘vijat e kuqe’ të SHBA-së për marrëveshjen finale me Serbinë

Delawie tregon ‘vijat e kuqe’ të SHBA-së për marrëveshjen finale me Serbinë

Aktakuzë ndaj Agron Mustafës, Ejup Qerimit dhe Rexhë Gjonbalajt për rastin ‘Z-Mobile’

Aktakuzë ndaj Agron Mustafës, Ejup Qerimit dhe Rexhë Gjonbalajt për rastin ‘Z-Mobile’

Darka e Behgjet Pacollit ku u paguan mijëra euro verë, shampanjë, birra…

Darka e Behgjet Pacollit ku u paguan mijëra euro verë, shampanjë, birra…

Rënia e lirës pritet të ulë çmimet e produkteve turke në Maqedoni

Rënia e lirës pritet të ulë çmimet e produkteve turke në Maqedoni

Nuredin Lushtaku mohon aktakuzën: Kush dreqin po bën politikë me këtë rast

Nuredin Lushtaku mohon aktakuzën: Kush dreqin po bën politikë me këtë rast

Presidenti i Serbisë: Millosheviqi kishte qëllim të mirë në Gazimestan, por ai s’u realizua

Presidenti i Serbisë: Millosheviqi kishte qëllim të mirë në Gazimestan, por ai s’u realizua

Spitali i ri pediatrik me Kardiokirurgji, por pa staf mjekësor

Spitali i ri pediatrik me Kardiokirurgji, por pa staf mjekësor

Emrat e aktivistëve të arrestuar të VV-së (Video)

Emrat e aktivistëve të arrestuar të VV-së (Video)

Vuçiq: E di çmimin, dua të përpiqem ta zgjidh çështjen e Kosovës

Vuçiq: E di çmimin, dua të përpiqem ta zgjidh çështjen e Kosovës

Gani Geci mohon se ishte komandant i brigadës “Hasan Prishtina”

Gani Geci mohon se ishte komandant i brigadës “Hasan Prishtina”

Shkumbin Demaliaj thotë se brigada fantome “Hasan Prishtina” ishte e Gani Gecit

Shkumbin Demaliaj thotë se brigada fantome “Hasan Prishtina” ishte e Gani Gecit

Aktakuza: Zinxhiri komandues i mashtrimit në emër të UÇK-së

Aktakuza: Zinxhiri komandues i mashtrimit në emër të UÇK-së

Ndryshimi i kufijve të Kosovës vë në rrezik interesat gjeostrategjike amerikane

Ndryshimi i kufijve të Kosovës vë në rrezik interesat gjeostrategjike amerikane

Liberalizimi i vizave për Kosovën në agjendën e Komitetit LIBE më 29 gusht

Liberalizimi i vizave për Kosovën në agjendën e Komitetit LIBE më 29 gusht