Lajm i randësishëm për dorëzimin e kuponave fiskalë

E publikuar: 05/12/2016 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administrata Tatimore e Kosovës që nga mueji Tetor i vitit 2015 e deri në këtë fundvit, po vazhdon që me ba rimbursimin e mjeteve në llogaritë bankare të qytetarëve të Republikës së Kosovës për dorëzimin e kuponave fiskalë.

Te ata qytetarë që po merren me këtë “biznis”, pra grumbullim të kuponëve fiskalë, ishte përhapë nji propagandë së shumë shpejt ka me u ndalue nji gja e tillë nga ATK, por ‘IndeksOnline’ ka kontaktue me zyrtarë të ATK’s, ku dhe ka mësue se për këtë çashtje qytetarët duhet me ndejt të “qetë”, mbasi simbas tana gjasave kjo ka me vazhdue njajtë sikur këto muejt paraprakë të këtij viti.

“Nuk kemi ndonji informacion zyrtar se çka pritet me u ndërmarrë për dorëzimin e kuponëve fiskalë, por sigurisht që menjiherë mbas çdo vendimi që merret kanë me u lajmërue me kohë qytetarët e Republikës të Kosovës, përderisa s’ka asgja konkrete, kjo formë ka me vazhdue njajtë”, ka thanë zyrtarja për informim e ATK’s, Valentina Bytyqi Sefa.