Lajm për “manjakët e picave”: Tanimë ekziston pica me 111 lloje djathërash të ndryshme (Foto)

E publikuar: 26/03/2018 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një pica e mirë është ndoshta ajo që përmban djathëra të shumtë. Por më e mira, ndoshta do të ishte një e cila është e mbuluar me së paku tre lloje të ndryshme djathi.

Dhe pica e cila sapo është kurorëzuar si pica më e mbushur me djathë në botë, përcjell Telegrafi, është ajo e një kuzhinieri amerikan, piceria e të cilit është në Berlin.

Ai thotë se pica mbushet me 111 lloje djathi, me peshë 288.6 gramë dhe ka marrë rekordin për ‘varietetin më të madh të djathit në picë’.

Ju do të mendoni se pica do të duhej të ishte e madhe, marrë parasysh sasinë e madhe të qumështit, por jo.

Shefi i kuzhinës arriti t’i përfshinte të gjithë 111 llojet e djathërave brenda një pice me madhësi normale. /Telegrafi/