Lajm mesnate: Për Nora Istrefin nuk është hera e parë… (Foto)

E publikuar: 13/03/2015 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kohën e fundit, këngëtarja jonë Nora Istrefi, nuk përton të postojë në faqen e vet foto të nxehta, madje shumë hot…

Janë këto foto të bëra më herët, para shtatzënisë apo të tashme është kureshtja e madhe e fansave të saj për ta ditur.

Ja, po e zëmë kjo foto e fundit, tek shfaqet me një fustan të çelur dhe shumë provokues, zgjon kureshtjen e shumë vetave për ta ditur të vërtetën e kohës së realizimeve të këtyre fotografive.

Kjo nuk është hera e parë, që këngëtarja jonë, tregon asetet e saj trupore përmes fotove që i poston në faqen e saj.

Por, nga fjalët e Norës, kur e bëri publike shtatzëninë, interesimi për të është më i madh, tek ia numërojnë dhe ia dinë edhe muajt sa është në shtatzëni.

Por e vlen të përmendet se, shfaqja me asetet e saj trupore po e vë në dyshim edhe publikun e saj, tek shkruajnë komente të ndryshme, – deri edhe: je në muajin e shtatë, por nuk po të shihet barku… Pse s’po mund ti durosh të brendshmet… ke mallin për trupin që e ke pasur a pse s’po fotografohesh tek shihesh se je shtatzëne… /Kosovarja/

Nora Istrefi