Lajm i madh për Kosovën nga FIFA, merr dokumentet për regjistrim

E publikuar: 18/03/2016 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një lajm i mirë ka ardhur sot nga Cyrihu ku është mbajtur mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s.

Në fakt, siç raportojnë mediat gjermane UEFA i ka dorëzuar dokumentet e nevojshme për regjistrimin e Kosovës në FIFA.

“UEFA do të vendosë nëse Kosova do të bëhet anëtari i 210 i familjes botërore të futbollit. UEFA do të diskutojë në Kongresin e saj në fillim të majit në Budapest në lidhje me këtë. Nëse UEFA do ta japë dritën e gjelbër, FIFA do të bie dakord. Pastaj Përfaqësuesja e Kosovës mund të marrë pjesë në kualifikueset për Kupën e Botës 2018 në Rusi”, shkruan Focusonline, raporton Rtklive.com.

Kësisoj, Kosova nuk do të humbë më asgjë sa i përket pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare në rast se më 3 maj i merr votat për t’u anëtarësuar në UEFA në Kongresin e kësaj të fundit që mbahet në Budapest.