Lajm i keq, Galaxy S8 me 6GB RAM nuk vjen në Evropë!

E publikuar: 17/03/2017 19:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në janar të këtij viti, kemi parë disa thashetheme sipas të cilave Galaxy S8 do të vijë edhe në një variant me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë ruajtëse.

Spekulimet e muajit kalues treguan se ky variant do të jetë i gatshëm vetëm në tregun kinez dhe atë të Koresë jugore.

Tani, një thashethem i ri sugjeron se modeli me 6GB RAM i Galaxy S8 do të jetë i gatshëm vetëm në Kinë dhe në asnjë treg tjetër.

Spekulimi i ri erdhi në formën e një postimi në Weibo nga Kevin Wong, i cili është drejtori për hulumtime në HIS për Kinë. Postimi bën të ditur se modeli ndërkombëtar i pajisjes do të ketë vetëm opsionin e RAM memories prej 4GB.

Asnjë nga këto lajme nuk është konfirmuar nga Samsung kështu që, duhet të presim deri më 29 mars, kur gjiganti teknologjik do të zbulojë telefonin.