Lajm i mirë për mërgimtarët, kontrollet në kufi tash bëhen ndryshe

E publikuar: 06/07/2018 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi miratoi rezolutë që lehtëson procedurat kufitare për mërgimtarët.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për rezolutën që lehtëson procedurat kontrollit të mërgimtarëve në pikat kufitare.

Deputeti Faton Topalli, duke lexuar projekt-rezolutën lidhur me kontrollin e mërgimtarëve në kufijtë, ka thënë se të reduktohen kontrollet e tyre.

“Heqja e procedurave të rregullta të aplikohet nga 15 korriku 2018 deri më 15 shtator, të dyfishohen kapacitetet e punës në të gjitha pikat kufitare gjatë periudhës në fjalë“, tha ai.

Rezoluta është votuar. Ndërsa, deputetët kanë votuar edhe që propozimi i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të hyjë si pikë e parë e rendit të ditës.