Lajçak video-konferencë me Thaçin: Përvoja e tij e gjerë mund të jetë e dobishme për progresin e mëtejshëm

E publikuar: 02/10/2020 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se sot ka pasur një video-konferencë me presidentin Hashim Thaçi me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Twiter, Lajçak ka thënë se -përvoja e tij e gjerë në dialog mund të jetë e dobishme për progresin e mëtejshëm në procesin e ardhshëm.

Postimi i plotë:

Kisha një video-konferencë shumë të frytshme me presidentin Hashim Thaçi këtë mëngjes. E informova për arritjet e deritanishme në dialogun Prishtinë-Beograd të ndihmuar nga BE-ja. Përvoja e tij e gjerë në dialog mund të jetë e dobishme për progresin e mëtejshëm në procesin e ardhshëm.