Lajçak të hënën në Kosovë në vizitë tri ditore

E publikuar: 26/02/2021 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor në javën e parë të marsit.

Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë, tri ditë duke filluar nga e hëna e 1 marsit.
Duke filluar vizitën e tij në Kosovë nga 1 deri më 3 Mars, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri me 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars. Z. Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren”, thuhet në njoftimin për media.