Lajçak me një tjetër reagim për hartën: Ja pse dialogu mes Kosovës e Serbisë është kaq i rëndësishëm

E publikuar: 26/02/2021 00:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë edhe një tjetër koment në llogarinë e tij në twitter, ndërsa përmend rëndësinë e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Kjo pas reagimeve të shumta që pasuan drejt tij, lidhur me paraqitjen e tij në një intervistë, ku prapa tij figuronte një hartë, e cila e bënte Kosovën pjesë të Serbisë, njofton Klan Kosova.

”Dhe sot është një shembull pse Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kaq i rëndësishëm. Kështu që çështje të ngjashme nuk do të shkaktojnë më keqkuptime”.