Lajçak: Kosova meriton liberalizimin e vizave

E publikuar: 18/06/2020 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se Kosova e meriton liberalizimin e vizave. Problemi është se as ai nuk e di se kur do të ndodhë liberalizimi.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian që po qëndron në Kosovë, Miroslav Lajcak, ka deklaruar se Kosova e meriton liberalizmin e vizave dhe është e qartë se ai do të ndodhë, vetëm se ende nuk dihet kur, njofton Insajderi.

“Kosova meriton liberalizim të vizave dhe duhet të marrë atë. Për mua pyetja është kur, jo nëse do të bëhet”, ka deklaruar Lajcak në intervistën e tij para gazetarëve në Prishtinë.

“Në ndërkohë i kam propozuar partnerëve të mi që të vazhdojnë të punojnë shumë që të përmbushen të gjitha kriteret teknike dhe natyrisht pres që një angazhim serioz. Në dialog do të ndihmojë që ky vendim të merret më herët sesa më vonë”, tha zyrtari evropian./Insajderi.com