Lajçak: E respektoj faktin që Hoti do t’i udhëheq negociatat me Serbinë, s’ka marrëveshje pa BE-në

E publikuar: 18/06/2020 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lajçak: E respektoj faktin që Hoti do t’i udhëheq negociatat me Serbinë, s’ka marrëveshje pa BE-në.

Pa Bashkimin Evropian, Lajçak nuk beson se mund të ketë marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kam dyshime serioze se një marrëveshje e tillë mund të arrihet pa Bashkimin Evropian”, theksoi Lajçak.

Ai paralajmëroi një takim në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, por datën e këtij takimi tha se do ta bëj publike pas vizitës në Beograd javën e ardhshme.

“Do të dërgojmë ftesën pas vizitës sime në Beograd”, pohoi Lajçak. /GS/