Lahm: Nuk rikthehem në Kombëtare

E publikuar: 02/07/2015 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Philipp Lahm nuk do të rikthehet në Kombëtaren e Gjermanisë. Lajmin e bën të ditur vetë ish kapiteni i kampionëve të Botës, i cili thekson se nuk do ta rimendojë vendimin e marrë disa muaj më parë. Pavarësisht presionit të tifozëve dhe mediave, mbrojtësi beson se aventura e tij me fanellën e Gjermanisë është mbyllur një herë e përgjithmonë.

“Nuk do të kthehem sërish. Ata që më njohin e dinë shumë mirë se kur marr një vendim nuk ka kthim pas. Nuk ka moment më të mirë për t’u tërhequr se sa kur ke fituar Botërorin kundër një skuadre si Argjentina në Maracana. Jeta ime private është më e rëndësishme se profesioni. Lindja e dy djemve dhe fitorja e Kupës së Botës janë momente vendimtare në jetën time. Gjatë 6 javëve në Brazil familja më mungoi shumë dhe unë tani dua të kaloj sa më shumë kohë me ta. Jam i lumtur që më rrethojnë njerëz të cilët i dua dhe më duan shumë”.

Në vijim të intervistës, Lahm nuk i kursen lëvdatat edhe për Kombëtaren e Brazilit që pas disfatës 7-1 po kalon një nga momentet më të vështira të historisë.

“E di shumë mirë se çfarë ndienin në ato momente. E tmerrshme ishte edhe për Gjermaninë kur u eleminua nga Italia në vitin 2006, për më tepër në shtëpinë tonë. Mëshira nuk ka vend në futboll edhe pse ne jemi penduar që fituam në atë mënyrë ndaj Brazilit”.