Lady Gaga tregon lumturinë

E publikuar: 02/12/2016 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thonë se njerëzit duan gjithmonë gjërat që nuk kanë. Ylli i popit, Lady Gaga, bëri thirrje për më shumë dashuri dhe mirësi në këtë periudhë festive, ndërsa u shpreh e trishtuar që njerëzit janë fokusuar vetëm tek fama dhe tek paratë.

Në një intervistë në Londër, këngëtarja që ka në llogarinë e saj bankare 275 milionë dollarë, jep një këshillë.

“Gjatë pushimeve dua të jem me familjen. Unë mendoj se paratë dhe të qenurit të famshëm janë kthyer në piedestal dhe i është dhënë kaq shumë rëndësi sa nuk e meritojnë. Ato nuk janë qendra e lumturisë. Por lumturia e vërtetë janë: familja, miqësia, dashuria, mirësia dhe tek këto kam vendosur të përkushtohem këtë vit. Unë do të festoj për to”, tha këngëtarja.

Fituesja e çmimit “Grammy” sapo ka publikuar edhe albumin e saj Joanne, duke shënuar rekord të menjëhershëm. “Joanne” është renditur në krye të klasifikimeve javore në Billboard. Albumi e ka sjellë Lady Gagën ndryshe.

“Çdo album që unë krijoj sjell diçka të re dhe do të preferoja ta cilësoja si transformim. Sepse unë sa herë bëj muzikë, jam ndryshe. Dhe me këtë album doja të kombinoja shumë zhanera në një”, tha Gaga.