Labinot Tahiri takon Haradinajn, e falenderon për fillimin e asfaltimit të një rruge

E publikuar: 10/06/2019 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Haradinaj ka takuar deputetin Labinot Tahiri.

Haradinaj shkroi se me Tahirin diskutuan për rrjedhat politike në vend.

Labinot Tahiri është shprehur falenderues ndaj Haradinajt për fillimin e punimeve në rrugën për fshatin Tërn në Ferizaj.

Në këtë takim është diskutuar edhe për statusin e kompenzimit të fermerëve të Komunës së Ferizajt për dëmet që u shkaktuan nga breshëri.

Haradinaj në këtë takim ka falenderuar deputetin Tahiri për angazhimin e tij për adresimin e problemeve të qytetarëve të kësaj komune për mënyrën që Qeveria e Kosovës të jetë sa më afër shqetësimeve të tyre për t’iu dhënë zgjidhje. /Express/