Labinot Tahiri: Nuk Jam më i Meçëm se Tjerët

E publikuar: 22/02/2018 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Aleancës Kosova e re (AKR), Labinot Tahiri, tregoi arsyet pse ka ndërruar mendje për demarkacionin.

Tahiri tha se gjatë lëgjislaturës së kaluar, i kishte mbështetur protestat kundër demarkacionit, ndërsa tani po bën thirrje te kolegët deputetë që ta mbështesin atë.

“Sot kanë nevojë qytetarët për votën time. Unë kam qenë kundër marrëveshjes, kam qenë në protesta, por kur pajtohet kryeministri e disa tjerë që kanë luftu në atë zonë, kur edhe ndërkombëtarët po pajtohen e populli, unë nuk jam më i meçëm se të gjithë tjerët”, tha Tahiri.

Sot në seancë, Tahiri ka marrë pasaportat e tij dhe të familjarëve për t’ia dorëzuar sekretarit të Kuvendit në rast se Kuvendi dështon ta ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin./kallxo.com/