Labinot Tahiri kërkon që Shqipëria të përfshihet në dialogun me Serbinë

E publikuar: 20/09/2018 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri ka dhënë një deklaratë rreth ‘inkuadrimit’ të Shqipërisë në dialogun me Kosovën. Tahiri, i cili në çdo postim të tij potencon se është i ‘Ferizajt, Kosovës së Shqipërisë’, ka thënë se është në një linjë me shefin e tij, Behxhet Pacollin, i cili ka deklaruar se do ta donte përfshirjen e shtetit shqiptar në dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se Shqipëria duhet të bashkërendoj me Maqedoninë, Malin e Zi, Bullgarinë, Kroacinë e Hungarinë për kundërshtim më energjik të ideve për copëtim të Kosovës, gjë të cilën Serbia po tenton ta bëjë përmes kompetencave të fuqishme të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Deklarata ime, lidhur me dialogun, dhe në një vijë rreth deklaratës së dhënë, ditë më parë nga ministri i punëve të jashtme, Z, Behgjet Pacolli.

Edhe unë mendojë kështu. Shqipëria duhet ta ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë. Ne kemi nevojë për ekspertizë në radhë të parë. Por kemi nevojë edhe për përkrahje politike. Sado që ne kemi ndihmën e SHBA, dhe në rajonin tonë shumica e kombeve janë aleatë të amerikanëve, një aktivitet më i madh i Shqipërisë në lobimin rajonal në Ballkan është i mirëseardhur dhe i pazavendësueshëm. Shqipëria duhet të bashkërendoj me Maqedoninë, Malin e Zi, Bullgarinë, Kroacinë e Hungarinë për kundërshtim më energjik të ideve për copëtim të Kosovës, gjë të cilën Serbia po tenton ta bëjë përmes kompetencave të fuqishme të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Por qeveria e Shqipërisë duhet të punojë me shume me Greqinë, Rumaninë e Bosnjën ashtu që finalja e dialogut të rezultojë me njohje nga ana e këtyre 3 vendeve të Ballkanit.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë.