Labinot Tahiri do t’i dhurojë 500 euro nga paga e tij për djalin që u inorizua në internet

E publikuar: 06/03/2019 19:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se do t’i dhurojë 500 euro nga rroga e tij për të riun i cili  thotë “A bënë me fol”, në një video që është duke qarkulluar kohëve të fundit.

“Jam përkrahës i këtij djali dhe nuk e përqeshi se kam djalin në shtëpi , dhe e di se si do të ndjehem nesër si prind nëse i ndodh ndonjë gjë. Prandaj lëreni injorancën e dojeni e përkraheni njëri tjetrin”.

“Besim Vella, të hënën do të takoj, dhe për shkak shkollimit tënd që e ke ndërpre, unë them vazhdo , unë do ti dhuroj nga rroga ime 500 euro fillimisht, sepse kam dhe raste të tjera, dhe vazhdo vëlla përpara se je student”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.