Labi prishet keq me Agnesa Vuthajn?

E publikuar: 24/01/2017 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish prezantuesi i TV 21-shit, Labinot Gashi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka kërkuar nga miqtë e tij të votojnë përfaqësuesen e Shqipërisë në “Miss Universe”.

Por, ai nuk e ka përmendur fare Kosovën, e cila këtë vit përfaqësohet nga argjentinasja Camilla Barazza.

” Sot nis votimi i kandidateve te Miss Universe. Vajza qe merr me shume vota futet automatikisht ne 12-shen me te mire. Votimi behet siç pershkruhet ne foto, ose duke vizituar faqen e Miss Universe vote.missuniverse.com . Cdo account (llogari) mund te votoje deri ne 10 here ne dite. Cdo share i ketij posti e ndihmon shqiperine te ngjitet larte ne klasifikim. Le te bejme dicka qe na ben krenare”, ka shkruar ai.

Më këtë postim, Labi tregoi hapur për raportet e prishura me organizatoren e “Miss Universe Kosova”, Agnesa Vuthajn. Labi dhe Agnesa për disa vite kanë organizuar spektaklin “Miss Universe Kosova” si dhe spektakle të tjera të bukurisë, ndërkohë vitin e fundit, Agnesa bashkëpunoi me televizionin “Klan Kosova”, shkruan “Kosovarja”.

Që pas këtij spektakli, Labi ishte kritik ndaj fitueses nga Argjentina për të përfaqësuar Kosovën në “Miss Universe”.
Finalja e “Miss Universe 2017” do të mbahet me 29 Janar në Filipine./Lajmi.net/