Labi pjesë e ditëlindjes së Mbretëreshës Britanike (FOTO)

E publikuar: 25/04/2017 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri është ftuar në ceremoninë e ditëlindjes së Mbretëreshës britanike Elizabeth II.

Tahiri ftesë ka pranuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, konkretisht nga ambasadori O’Connell, të cilën e publikoi në llogarinë e tij në facebook.

”Shkëlqesia e tij, ambasadori O’Connell dhe Elida Lawton O’Connell kërkon që me kënaqësi t’i bashkangjitet Labinot Tahiri ceremonisë së ditëlindjes së mbretreshës”,  thuhet në letren dërguar Labit.

Ndryshe, Tahiri kohëve të fundit është duke u angazhuar intensivisht në politikë.

Ai i është bashkuar AKR-së ku edhe pritet të garojë për Kryetar të Ferizajt.