Labi mban premtimin, grumbullon 200 mijë euro për shërimin e Ardit Gashit dhe 160 mijë euro për Shpëtim Krasniqin

E publikuar: 25/01/2020 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari Labinot Tahiri njihet si humanist i madh.

Ai është gjithnjë i gatshëm të bëjë thirrje për mbledhjen e fondeve, për t’u dalë në ndihmë personave në nevojë, që janë prekur nga sëmundje të ndryshme.

Së fundmi, Labi publikoi në video në rrjetin social Instagram, duke treguar shumën që është mbledhur nga aksioni i realizuar në qytetin e Ferizajit.

Janë mbledhur paratë e mjaftueshme për shërimin e Ardit Gashit, dhe më të hollat e tepruara do t’i ndërtohet një shtëpi familjes së tij.

Njashtu për shpëtimin e Shpëtim Krasniqit nga Vushtrria për të cilin po kërkohet ndihmë, janë grumbulluar rreth 160 mijë euro.

Ky është postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“Mrekullia për Ardit Gashin!

Totali i tubuar nga ndjersa r qytetarëve tanê/ 200.000 €
Plus dhe 30.000 të ministrisë gjithsejtë 230.000 €
Në rastëse ka shërim të qëndrueshëm Arditi, ne me paratë rezervë, do të ia ndêrtojmë një shtëpi ose banesë pêrshkak se familja dhe ai nuk kanë shtëpi.
Gjithashtu shêrim të shpejtë edhe për Shpêtimin nga Vushtria ku iu janë tubuar 160.000 €

Zoti e bekoftë POPULLIN TONË HUMAN
Labi-FKSH“.