Labi: Haradinaj më ka premtuar që do të jem në pesë deputetët e parë

E publikuar: 29/10/2019 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga radhët e koalcionit AAK-PSD, Labinot Tahiri, ka thënë se kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, i ka premtuar atij që do të ishte në njëri prej pesë numrave të aprë në listë zgjedhore.

“Marrëveshja ka qenë që të jem në 5 deputetët e parë”, ka thënë Tahiri në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Në Ferizaj ka prova që është lobu kundër numrit tim 48. Filani personi ka ardhë dhe ka folur kundër meje nëpër degët e AAK’së”, ka thënë Labi.

“Nuk ka qenë e drejtë që të mos zgjidhet asnjë deputet i ri, madje as të PSD’së, por vetëm të një ane. Nuk e di si mendojnë të rriten ata si parti”

Tutje Labinot Tahiri tregon edhe numrin e votave që ka ai deri më tani.

“Aktualisht kam 4 mijë vota. Komisionerët po zgjidhshin se kush do të bëhet deputet. Ata kanë bë masakër me vota. Gara brenda AAK’së nuk ka qenë fer. Vota është koncentru vetëm në rajonin e Dukagjinit dhe mendoj se po të isha banor i Dukagjinit do kisha mbi 15 mijë vota”, shtoi ai.

Pastaj Tahiri tha se vazhdon të e respektojë shumë liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj./Express/