Labi e hap vetë dasmën, fjalimi i tij emocionon mysafirët

E publikuar: 16/10/2017 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Labi e ka hapur dasmën derisa i ka emocionuar të gjithë të pranishmit, sidomos me dedikimin që ja ka bërë babai të tij, që tashmë ka ndërruar jetë.

“Babi të du! Me mungon shumë! Të kam pranë dhe të ndjej kudo”, ka thënë Labi.

Ky fjalim ka përlotur shumicën e mysafirëve që ishin të pranishëm në këtë dasmë.

Pas kësaj, Sabriu ka kënduar njërën prej këngëve më të preferuara të Labit, “Pranvera në Prishtinë”, shkruan GazetaExpress.

Ndryshe, në dasmën e Labit janë duke marrë pjesë fytyra të ndryshme të skenës sonë, sidomos të estradës por edhe të politikës.

Labi është i njohur si njëri prej prezantuesve më të njohur të skenës sonë televizive.

Ai kishte arritur që në TV 21 të këtë njërin prej emisioneve më të shikuara.

Kurse, sonte po martohet me Qendresa Bajramit, e cila ishte e fejuara e Labit për një kohë të gjatë, derisa ajo pret edhe fëmijën e saj të parë si fryte i lidhjes me Labin.

Për ti argëtuar mysafirët ai ka zgjedhur këngëtarin Ramadan Krasniqi – Dani. /GazetaExpress/