“La Liga do të përfundonte nëse Real Madridi do të ishte lider”

E publikuar: 28/05/2020 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart beson se La Liga do të kishte përfunduar sezonin nëse Real Madridi, dhe jo katalunasit, do të kryesonin tabelën.

Gjigantët katalunas udhëheqin kampionatin me dy pikë përpara rivalëve të tyre të El Clasicos me 11 ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Real Madridi i Zinedine Zidane u zhvendos nga vendi i parë vetëm në ndeshjen e fundit para se futbolli spanjoll të pezullohej pafundësisht për shkak të pandemisë së coronavirusit, pasi Los Blancos u mposhtën 2-1 në Real Betis.

Kjo humbje u shoqërua nga fitorja 1-0 e Barcelonës së Quique Setien ndaj Real Sociedad dhe ishte e mjaftueshme për ta, për t’u rikthyer në vendin e parë.

La Liga ka njoftuar se do të rikthehet gjatë qershorit, por Gaspart ka lëshuar bombën duke deklaruar se kampionati do të përfundonte nëse Reali do të ishte lider.

“Nëse Real Madridi do të kishte qenë lider i ligës para pezullimit të futbollit, La Liga do të kishte përfunduar”, ka thënë Gaspart për gazetën Marca.

Gaspart njihet si një nga nënkryetarët më të mirë të historisë së Barcelonës, kur shërbeu nën presidentin Josep Lluis Nunez, duke çuar në ngjitjen e tij për presidencën në vitin 2000.