LA Lakers të pandalshëm, Bostoni pëson humbje

E publikuar: 16/12/2018 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Los Angles Lakers kanë shënuar fitore me rezultat të thellë 128-100 ndaj Charlotte Hornets në udhëtim.

Të pandalshëm në këtë takim ishin LeBron James dhe Lonzo Ball, ku të dy realizuan triple double.

LeBron realizoi 24 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime, kurse Lonzo Ball bëri 16 pikë, 10 asistime dhe 10 kërcime.

Bostoni pati probleme ndaj Detroitit në udhëtim duke humbur me rezultat 113-104.

Më i miri ishte Kyrie Irving me 24 pikë te Bostoni, kurse te Detroit shkëlqyen Griffin me 27 pikë dhe Andre Drummond me 19 pikë e 20 kërcime.

Houston Rockets realizoi fitore të vështirë me rezultat 105-97.

Shkëlqeu James Harden me triple double fantastik prej 32 pikësh, 12 kërcimesh e 10 asistimesh, i ndihmuar nga Chris Paul me 10 pikë e 10 asistime.

Pas këtyre ndeshjeve, Bostoni bie në pozitën e pestë në Lindje, kurse Lakers ngjiten në pozitën e katërt pas humbjes së Clippers nga Thunder dhe Lakers gjenden vetëm një fitore larg vendit të parë./Telegrafi/