Ky mural me Trump e Putin n’Beograd merret edhe me Kosovën!

E publikuar: 03/12/2016 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në rrugën “Narodnih Heroja” në Beograd asht vizatue nji mural rreth tri metra i naltë, në të cilën janë shfaq portretet e Presidentave, Donald Trump të SHBA’ve dhe Vladimir Putin të Rusisë.

Krahas këtyne portreteve të dy prej Presidentave më të fuqishëm të botës, në mural asht dhanë nji mesazh nacionalist: Kosova asht Serbi.

Fraza “Kosova asht Serbi asht shkrue në tri gjuhë të ndryshme, atë ruse, angleze dhe serbe.

Në Serbi kanë shpresë që ardhja në krye t’Amerikës, e Presidentit të zgjedhun Donad Trump, ka me përmisue marrëdhaniet me Shtetet e Bashkueme t’Amerikës.

Edhe Presidenti i zgjedhun Trump ka thanë gjatë fushatës elektorale në SHBA se ka me i përmisue marrëdhaniet me Presidentin rus Vladimir Putin.