Ky mund të jetë tableti i ardhshëm i Samsung

E publikuar: 04/07/2018 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Android Headlines publikoi ditën e sotme disa foto të tabletit të ardhshme të Samsung, Galaxy Tab S4.

Tableti i ri ka ekran thuajse pa skaje duke lënë hapësirë për një ekran më të madh i cili ka një raport 4:3. Logoja e Samsung është hequr dhe tableti mund të pajiset me një skaner Irisi në vend të një skaneri të shenjave të gishtërinjve.

Pjesa e pasme e tabletit është i ngjashëm me paraardhësin, Tab S3, me dizajn të përafërt dhe një kamër të vetme.

E vetmja diferencë është butoni Home që mungon ndërsa logoja e Samsung është zhvendosur në pjesën e pasme.

Është e mundur që tableti të ketë një sensor të shenjave të gishtërinjve nën ekran. /PCWorld Albanian