Ky muaj është i rëndësishëm për Milanin, sipas Montellës

E publikuar: 17/09/2017 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas suksesit në Ligën e Evropës ndaj Austrisë së Vienës, trajneri i Milanit, Vincenzo Montella kërkon nga skuadra përqendrim maksimal.

Kuqezinjtë para shikuesve të vetë presin skuadrën e Udineses, e cila ka tre pikë nga po aq ndeshje.

Montella pohon se ky muaj do të tregoj shumëçka për Rosonerrët, të cilat kanë një numër të madh të ndeshjeve.

“Ky muaj është i rëndësishëm, pasi do të tregojë se deri ku mund të shkojmë dhe çfarë do të bëjmë në të ardhmen për të ndryshuar për mirë. Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me një fitore, pasi kemi për detyrë që të rikthejmë Milanin të madh”, tha trajneri italian.

Gjatë javëve të ardhme skuadra italiane do të takohet me Spalin, Sampdorian, Rijekën, Romën dhe Interin. /Telegrafi/