Ky karikues telefoni ka një kamër të fshehtë

E publikuar: 04/08/2018 00:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Askush nuk do të dyshonte tek një karikues. Për këtë arsye një kompani ka vendosur të integrojë një kamër brenda një karikuesi telefonit si vendi perfekt për tu fshehur.

Madje është në shitje për 61% më pak të çmimit zyrtar.

Quhet LizaCam USB Wall Charger dhe funksionon me foletë standarde të energjisë elektrike.

Kamera e integruar mund të regjistrojë video dhe audio të cilësisë së lartë direkt në microSD. Ajo gjithashtu vjen me teknologjinë “Night Vision” dhe rrjet wireless.

Kjo do të thotë se mund të shikoni video dhe të bëni foto në çdo moment të ditës përsa kohë keni një pajisje mobile dhe aplikacionin që ofron kompania.
Versioni standard pa Wi-Fi kushton 49.99 dollarë ndërsa modeli me wireless kushton 57.99 dollarë. /PCWorld Albanian