Ky ilaç shëron shpejt depresionin

E publikuar: 09/03/2019 07:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kura pritet të trajtojë me efikasitet njerëzit me depresion të rëndë që nuk i përgjigjen barnave tradicionale psikiatrike. Medikanenti bazohet tek ketamina, dhe është përshëndetur nga komuniteti i psikiatrisë.

Ky medikament i quajtur esketamine, do të shitet nën emrin e markës Spravato, dhe ka marrë miratimin për të trajtuar njerëzit me depresion që nuk i përgjigjen barnave tradicionale psikiatrike.

Ekspertët janë optimistë që esketamina do të jetë një ilaç “i shpejtë” i kësaj semundje kronike, që shkakton një gjendje shpirterore të çrregulluar, humbjen e energjisë, shtimin e ndjenjës së pikëllimit dhe humbjen e interesimit për të bërë ndonjë aktivitet ditor.

“Për një kohë të gjatë të gjithë antidepresantët tanë standardë kanë qenë gati të njëjtë. Pavarësisht emrave të markave të ndryshme, që reklamonin cilësi të ndryshme, në të vërtetë barnat kanë qenë gati të njëjta në përbërjen e tyre”, tha Dr. Walter Dunn, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos.

Ndërsa medikamenti i miratuar së fundmi nga FDA-ja, që është përshëndetur edhe brenda komunitetit të psikiatrisë, bazohet tek ketamina, si një trajtim për depresionin e rëndë.

Ketamina prej vitesh përdorej për anestezi, ndërsa kohët e fundit është zhvilluar si një trajtim për depresionin.

Dr Dunn shpjegon se efektet e medikamentit pritet të ndjehen në një kohë relativisht të shpejtë, brenda pak ditëve, ndryshe nga trajtimet tradicionale për depresionin që zgjatin me vite.