Ky është ushtari gjerman i UÇK-ës që kërkoi largimin e Greg Delawie (VIDEO)

E publikuar: 20/02/2016 23:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Greg Delawie, ambasadori amerikan në Kosovë, tha se nga pamjet që po sheh në Kuvendin e Kosovës po ndjenë neveri nga liderët e Opozitës.

E këto deklarata të ambasadorit amerikan kundër veprimeve të opozitës në kuvend, nxitën edhe reagime.

Kurse një gjerman, që dikur ishte ushtar i UÇK-së, Roland Bartetzko, që dikur merrte lëvdata për kontributin e tij në luftë inicioi një peticion online me të cilin kërkon që Delawie të largohet nga Kosova e të zëvendësohet me një tjetër diplomat.

Por, të shtunën kundër peticionit të ish pjesëtarit të UÇK-së me nofkën Shabani, reaguan paria e shtetit të Kosovës. Bile Presidentja Atifete Jahjaga, përmes telefonit i kërkoi ndjesë amerikanit.

Kronikë nga Arbresha Fazliu.