Ky është tifozi i vetëm që bëri foto me Ibrahimovicin

E publikuar: 27/03/2021 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Suedisë do të luajë nesër me Kosovën në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Ekspedita suedeze sot ka arritur në Kosovë, teksa kanë zhvilluar edhe stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”,

Me ekipin suedez është edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shumë tifozë edhe në Kosovë.

Një tifoz i vogël i Ibrahimovicit, Amar Maloku ka arritur që të bëjë një foto me yllin e Milanit.

Ai në duar mbante një fotografi të Ibras, teksa u fotografua me idollin e tij të futbollit. /Express/