Ky është stili më i ri në shtrat, por kujdes mund të mbyteni shumë lehtë

E publikuar: 03/11/2018 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Të paketuar” brenda një qeseje ku nuk ka oksigjen, çifteve u duhet të qëndrojnë aty për rreth 4 sekonda, aq sa duhet për të bërë shkrepjet me aparat. Duke qenë se atyre realisht “u merret fryma”, fotografi që njihet me emrin Hal, mban në setin fotografik dhe një mjek në rast se ka komplikime.

Metoda që konsiderohet e rrezikshme për jetën, nuk ka shërbyer si një pengesë, pasi kërkesat nga ana e çifteve të dashuruar janë çdo ditë të shumta. Fotografi Hal shprehet se vendosi të aplikonte këtë formë fotografimi për të treguar sesa të afërt dhe të lidhur me njëri-tjetrin janë këta partnerë.

Fillimisht, unë flas me ta dhe u tregoj se çfarë do ndodhë. Bëjmë një provë dhe më pas futen në çantën prej plastike. E thith të gjithë ajrin brenda qeses me një fshesë me korent dhe i jap vetes 4 sekonda për të realizuar fotografitë. Në kaq kohë, mund të realizoj maksimumi dy shkrepje. Nuk ka ndodhur asnjëherë që dikujt t’i rrezikohet jeta, megjithatë unë mbaj pranë vetes një mjek për çdo rast.

Ndonëse arti, që Hal praktikon, nisi si një projekt pilot, tashmë ai është kthyer në një eksperiencë që të gjithë duan ta provojnë. Të sapomartuarit, por edhe çiftet e reja, të gjitha duan të rrezikojnë! Ata e shikojnë këtë si një eksperiencë unike që i afron më shumë me njëri-tjetrin.