Ky është shteti që e njohu Kosovën sot

E publikuar: 22/07/2016 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Suriname është shtet sovran në bregdetin verilindor të Atlantikut në Amerikën e Jugut. Ajo kufizohet nga Guiana Franceze në lindje, Guyana në perëndim dhe Brazili në jug.

Në vetëm nën 165.000 km2 Suriname është vendi më i vogël në Amerikën e Jugut, ndërsa jetojnë rreth 566 mijë njerëz në të.

Paramaribo është kryeqyteti i këtij vendi, njofton Klan Kosova.

Më 25 nëntor 1975, Suriname ka lënë Mbretërinë e Holandës që të bëhen shtet i pavarur, megjithatë kanë ruajtur lidhje të ngushta ekonomike, diplomatike dhe kulturore me ish-kolonizatorin e saj.

Holandishtja është gjuha zyrtare e qeverisë, biznesit, medias dhe arsimit, ndërsa është i vetmi shtet jashtë Evropës, ku gjuha holandeze flitet nga shumica e popullsisë.

Populli i Suriname është ndër më të ndryshmit në botë duke pasur numër të madhe të grupeve etnike, fetare dhe gjuhësore.