Ky është rrëfimi më prekës i Princ Harryt prejse ka vdekur Diana

E publikuar: 17/04/2017 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Princi Harry ka pësuar “kaos total” para se përfundimisht të kërkonte ndihmë për t’u marrë me vdekjen e nënës së tij Princeshës Diana, tha ai në një intervistë botuar të hënën.
Duke folur për gazetën Telegraph, princi 32-vjeçar tha se kishte kaluar vite duke u përpjekur të injorojë emocionet e tij pas vdekjes së Dianës në vitin 1997, kur ai ishte vetëm 12 vjeç.

“Mënyra ime për t’u përballur ishte futja e kokës në rërë, duke refuzuar të mendojë për mamin tim, sepse çfarë do të ndihmojë kjo? Vetëm do bëjë që të ndjeheni të mërzitur. Kjo nuk do ta rikthejë atë”, tha ai.