Ky është polici shqiptar i vrarë në Kumanovë

E publikuar: 10/05/2015 10:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Informacionet e sigurta për ZHURNAL flasin se njëri polic nga njësitet speciale është nga Studenicani i Shkupit. Bëhet fjal për Ismadin Osmanin.

Informacionet jozyrtare flasin se Osmani është qëlluar me plumbë në rrethinën e Kumanovës gjatë aksionit policor.Varrimi i Osmanit do të bëhet sot pas namazit të drekës.

Me këtë bilanci i policëve që kanë humbur jetën në përleshjet e djeshme në Kumanovë ka arritur në 7 policë.

MPB pritet të jap hollësi dhe të zbardh identitetin e dy policëve të vrarë nga pesë policët që dje u vranë në përleshjet e armatosura në Kumanovë. Deri tani është zbardhur identiteti i tre pjesëtarëve të policis.