Ky është nxënësi që u plagos në buzë me armë zjarri (Foto)

E publikuar: 06/03/2017 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ky është nxënësi i klasës së 11-të i cili raportohet se u plagos me armë zjarri në mëngjesin e sotëm.
Ilir Pollomi gjendej në orën mësimore, kur një plumb e plagosi atë në buzën e poshtme, njofton Klan Kosova.

Pas këtij rasti nxënësi i cili vijon mësimet në shkollën e mesme ‘’Fan Noli’’ në Podujevë, iu nënshtrua një operimi në kirurgjinë maksillofaciale në QKUK,  teksa mjekët kanë thënë se ai tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë.