Ky është një nga bashkëthemeluesit e partisë së Milaim Zekës

E publikuar: 29/06/2019 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar ceremonia e prezantimit të partisë më të re të Kosovës, Partisë Euroatlantike.

Partia e cila udhëhiqet nga deputeti Milaim Zeka, ka bërë të ditur se një nga bashkëthemeluesit e saj është ish-ushtaraku që së fundi ka punuar në Ministrinë e FSK’së, Hysen Gecaj.

Gecaj ka thënë se ka vendosur që t’i bashkohet kësaj partie pasi sipas tij është momenti i fundit për zgjimin e vëmendjes së qytetarëve dhe shpëtimit të fatit të popullit tonë.

Gecaj është shprehur se beson që brenda kësaj partie do të ketë hapësirë të madhe veprimi.

“Pas përfundimit të rrugëtimit time si oficer karriere dhe pensionimit nga Ministria e FSK,vendosa që ti kthehem kontributit në parti politike (Partia Euroatlantike e Kosovës) me shpresën që ky do të jetë momenti ku njerëzit e mirë të këtij vendi,të pa korruptuar e të dëshpëruar nga degradimi që i është bërë vendit do të më bashkëngjiten në kthimin e dinjitetit të qytetarit të Kosovës dhe krijimin e kushteve të barabarta të konkurrencës”, ka thënë ndër të tjera ai. /Reporteri.net/