Ky është momenti kur shkatërrohet raketa që shkonte drejt Mekës (Video)

E publikuar: 28/10/2016 11:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një raketë e quajtur “Burkan 1” është lansuar në drejtim të Mekës nga forcat kryengritëse të Jemenit. Raketa është shpartalluar kur ishte 65 kilometra larg Mekës nga forcat e sigurisë të Arabisë Saudite.

Raportohet se raketa ishte shënjestruar drejt aeroportit Saudit.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur, pasi Saleh u rrëzua në vitin 2012, e kur në vendin e tij erdhi kryetari Abd Rabbu Mansour Hadi, të cilin e përkrah Arabia Saudite.