Ky është momenti i djegies së veturës së Ismet Beqirit (Video)

E publikuar: 07/03/2016 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetura e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, është djegur krejtësisht sot në orët e para të mëngjesit. Express ka siguruar videon e momentit kur zjarrfikësit janë mudnuar ta ndalin zjarrin

Vetura e tipit Passat ka qenë e parkuar para banesës së Beqirit në Prishtinë. Besohej se djegia është bërë me benzinë, raporton Insajderi.

Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin dhe për të kryer hetime.

Veturat deri tash i janë djegur, Familjes së ministrit Memli Krasniqi, zëvendësministrit, Bajram Gecaj dhe është tentuar ti digjet, shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. /Express/

http://www.dailymotion.com/video/x3w9l3o_ismet-beqiri_news