Ky është komenti Thaçit për debatin në mes komandantëve të UÇK-së (Video)

E publikuar: 03/03/2016 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qytetarët nuk duhet të merren me historinë e së shkuarës , por me historinë e së ardhmes. Kështu, ka deklaruar presidenti i sapo zgjedhur i vendit Hashim Thaçi, në Emisionin “Republika”, me Dardan Gashin.

Sipas tij shumë më shumë ndodhin debate të ashpra mes njerëzve të thjeshtë dhe shoqërisë civile se sa mes njerëzve që kanë qenë në luftë. “Mesazhi për të gjithë qytetarët është që mos të merren me historinë e së shkuarës por të shikojmë të gjithë së bashku për historinë e së ardhmes. Të nderohet dhe të respektohet ai që e ndërton dhe sakrifikon për të ardhmen. Natyrisht gjithmonë do të jemi krenar me të kaluarën , por përgjegjësia jonë i takon së ardhmes”, ka deklaruar ai.

Për më shumë ndiqeni videon: