Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës

E publikuar: 15/02/2020 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë ka kandiduar Nexhmi Rudarin për kryetar të Podujevës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune, që do të mbahen më 15 mars.

Vendimi për kandidimin e Rudarit për kryetar të Komunës së Podujevës është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë së Degës së LDK-së, njofton Telegrafi.

Nexhmi Rudari aktualisht mban postin e nënkryetarit të Komunës. Ai është anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Komuna e Podujevës shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi kryetari i deritashëm, Agim Veliu është emëruar Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.