Ky është golashënuesi më i mirë në Evropë

E publikuar: 01/03/2016 01:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është “nxehur” në maksimum lufta për “Këpucën e Artë”.

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka mbetur prapa pasi që nuk e ka gjetur golin në këtë javë, duke ngelur në kuotën e 25 golave.

E me rrjetën e gjetur në Firencë ndaj Fiorentinës, Gonzalo Higuain i Napolit e ka barazuar numrin e golave me uruguaianin, plot 25, përcjellë “Lajmi.net”.

Mirëpo, një lajm i padëshiruar për dy latinët vjen nga Portugalia, ku sulmuesi i Benficas, Jonas, ka shënuar dy herë kundër Maderias, për t’u ngritur në vendin e parë momentalisht me 26 gola.