Ky është fenomeni që po shkatërron rininë shqiptare, shifrat janë shqetësuese!

E publikuar: 21/11/2017 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konsumi i alkoolit nga nxënës të shkollave të mesme deri dhe nëntëvjeçare është një alarm që kërcënon shoqërinë shqiptare.

Sipas një studimi të bërë nga Instituti i Shëndetiti Publik rezulton se 2 në 3 nxënës të klasave të nënta dhe vite e para në gjimnaz pohojnë të kenë konsumuar pije alkolike madje deri e dehje. Dhe këtu nuk bëjnë përjashtim vajzat e kësaj grupmoshe.

“67% e të rinjve kanë treguar që kanë konsumuar alkool. Madje ka një tendencë në rritje të vajzave që konsumojnë”, thotë Gentiana Qirjako, ISHP.

Nisur nga kjo ministria e Shëndetësisë nëpërmjet Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror ka intensifikuar kontrollet ndaj lokaleve apo subjekte të tjera, kryesisht pranë shkollave të cilat nuk respektojnë ligjin për të mos i tregtuar pijet alkoolike të rinjve nën 18 vjeç.

“Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë strukturave për të zbatuar në mënyrë rigoroze ligjin. Sipas të cilit subjekti ndëshkohet me gjobë nga 30 mijë deri në 200 mijë leke e deri në ndjekje penale”, tha Eltar Deda.

Specialistë të Shëndetit Publik japin alarmin për këtë fenomen në rritje pasi sipas tyre përveç pasojave shëndetësore, te alkoli kane piknisjen problemet e tjera sociale si dhuna, aksidentet e të tjera./Top Channel