Ky është deputeti i Kosovës që pagën e parë të tij ia dhuroi familjeve në nevojë

E publikuar: 31/08/2017 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, tërë pagën e tij të parë që e ka marrë si deputet i Kuvendit të Kosovës ia ka dhuruar familjeve në nevojë.

Ai këtë e ka bërë të ditur vet përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Avdyli ka thënë se për këtë janë përzgjedhur 20 familje, ku njërës prej tyre i janë ndarë 500 euro pasi që, siç ka bërë të ditur ai, e njëjta familje është me të ardhura të ulëta dhe është në proces të ndërtimit të shtëpisë.

Ndëraq, 19 familjeve të tjera do t’i dhurohen nga 20 deri në 50 euro.

Postimi i plotë i Haxhi Avdylit:

Dje ishte dita kur më doli paga e parë e deputetit prej 1300 €.

Sot , në vigjilje edhe të festës së Kurban Bajramit kam vendos që kjo pagë të ju kthehet qytetarëve në nevojë.

Në konsultim me Petrit O. Hoxhaj dhe Artan Hoxha kemi identifikuar nje familje me ardhura të uleta i cili ka në proces ndërtimin e shtëpisë i cili do përfitoj 500 €.

Shuma e mbetur do ndahet për 19 familje të perzgjedhura me kujdes në shuma nga 20 deri 50€.

Për shkak të diskrecionit nuk do postoj as emra as foto dhe nuk do ia dorezoj asnjërit shumën personalisht por permes miqëve të lartëcekur.

Urime ju qoftë Kurban Bajrami ketyre familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.