Ky është “babai” i serialit “O sa mirë” (Foto)

E publikuar: 28/05/2017 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Po vazhdon me sukses të shfaqet me sukses seriali shumë i dashur për publikun “O sa mirë”.

Emocione, situata qesharake dhe plot mesazhe edukative na përcjellin çdo fundjavë në serial.

E për të gjitha këto përkujdeset një trup e madhe e stafit, duke përfshirë regjisor, skenarist, kameramanë dhe shumë të tjerë, transmeton Telegrafi.

Por, shtrohet pyetja se a e dini kush është “fajtor” i idesë së inicimit të seriali, gjegjësisht “baba” i serialit.

Megjithëse, nuk e shohim në media, bëhet fjalë për Fisnik Vejsën, i cili është edhe producent i serialit.

Fisi, siç njihet më mirë, gjithashtu ka qenë edhe producent i spektaklit “Shpija e Kosovës” si dhe shumë shpejt i reality show “Kooperativa”, i cili do të merret me ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë, ku në rolin kryesor do të jetë fituesi i edicionit të tetë të “Big Brother Albania 8”, Vesel Kurtishaj.

Se çfarë befasi do të na presin në vitet në vijim prej producentit mbetet të shihet, por emri i Fisnik Vejsës mëshirohet me suksesin. /Express/